Thursday, November 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqiptarët kërkojnë shtet ligjor tani, jo pas anëtarësimit — Muçi i drejtohet Marta Kos: Mbështetja për Ramën dëmton BE

timoni.al by timoni.al
November 26, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Shqiptarët kërkojnë shtet ligjor tani, jo pas anëtarësimit — Muçi i drejtohet Marta Kos: Mbështetja për Ramën dëmton BE
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i është drejtuar komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, duke shprehur shqetësime lidhur me mbështetjen e Bashkimit Europian ndaj qeverisë shqiptare. Muçi kritikoi qëndrimin e institucioneve europiane dhe theksoi se procesi i integrimit nuk duhet të vijë në kurriz të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe respektimit të të drejtave themelore në Shqipëri.

Ai akuzoi se mbështetja e vazhdueshme që BE-ja i ka dhënë “autokratit të fundit të Ballkanit”, vetëm sepse qeveria ka përafruar legjislacionin me acquis communautaire, po dëmton reputacionin e BE-së, po vë në diskutim vlerat që përfaqëson dhe po rrit skepticizmin mes qytetarëve shqiptarë. Muçi theksoi se kjo kritikë vjen nga një europian që dëshiron që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së sa më shpejt, por që përbashkësia duhet të kërkojë demokraci dhe shtet ligjor tani, dhe jo vetëm pas anëtarësimit.

Ai u shpreh se e kupton se institucionet europiane mbështesin procesin dhe jo personin, por paralajmëroi se personi po përdor procesin si justifikim për të ruajtur pushtetin dhe për t’i shkaktuar dëme vendit. Muçi nënvizoi se BE-ja ndodhet në një pozicion të privilegjuar për të mbajtur kryeministrin Rama përgjegjës për shkelje të të drejtave themelore, të pronës, të mjedisit dhe të shtetit ligjor, ndërkohë që vazhdon procesin e zgjerimit.

Në përfundim, ai uroi që institucionet europiane ta ushtrojnë këtë përgjegjësi, duke kujtuar se prej kohësh shqiptarëve u është kërkuar të “bëjnë detyrat e shtëpisë”. Muçi ripërsëriti se integrimi është një proces për të cilin ia vlen të luftosh, duke nënvizuar nevojën që BE-ja të mos sakrifikojë parimet e saj themelore në emër të përshpejtimit të procesit.

Previous Post

Dita e Kërkimit Parlamentar 2026, Komisioneri Dervishi: Kuvend i hapur vlerësohet për mundësinë që qytetarët të kuptojnë vendimmarrjen

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al