Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për disa nga të pandehurit në dosjen që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas vendimit, Elman Abule është dënuar me 7 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është reduktuar në 4 vite e 8 muaj burg.
Ndërkohë, Fatmir Bektashi, shoqëria “Kontakt” dhe Flutur Xhani janë shpallur të pafajshëm.
Për të pandehurit e tjerë, gjykata ka dhënë këto vendime:
Ina Goxhaj është dënuar me 7 vite burg, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar është ulur në 4 vite e 8 muaj. Ajo do ta vuajë dënimin me 5 vite shërbim prove.
Frosina Bollo është dënuar me 1 vit burg, i reduktuar në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Dënimi është zëvendësuar me 16 muaj shërbim prove.
Adela Kondakçiu është dënuar me 7 vite burg, të ulura në 4 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, por është përjashtuar nga vuajtja e dënimit.
Fation Baçi është dënuar me 5 vite burg, dënim që pas gjykimit të shkurtuar është ulur në 3 vite e 4 muaj. Ai do ta vuajë dënimin me 4 vite shërbim prove.
Klotilda Bushka është dënuar me 300 mijë lekë gjobë, shumë e cila pas gjykimit të shkurtuar është reduktuar në 200 mijë lekë.
Edhe për subjektet e tjera të përfshira në proces janë dhënë dënime me gjoba. Shoqëria “Rametal” është dënuar me 18 milionë lekë gjobë, të reduktuara në 12 milionë lekë, ndërsa organizata jofitimprurëse “Frobulos” është dënuar me 500 mijë lekë gjobë, të ulura në 333 mijë lekë.