Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja në Maliq, dyshimet e para Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi i është drejtuar komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ku ka ngritur shqetësime për mbështetjen e BE-së ndaj qeverisë shqiptare.
Muçi kritikoi qëndrimin e institucioneve europiane, duke theksuar se procesi i integrimit nuk duhet të vijë në kurriz të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe respektimit të të drejtave themelore në Shqipëri.
“Mbështetja e palëkundur që ju i keni dhënë deri tani autokratit të fundit të Ballkanit, thjesht sepse qeveria e tij ka përafruar legjislacionin me ‘acquis communautaire’, po dëmton reputacionin e BE-së, po vë në diskutim vlerat që përfaqëson BE dhe po fermenton skepticizëm mes bashkatdhetarëve të mi.
Këtë po jua thotë një europian që do që Shqipëria të hyjë në BE sa më parë. Shqiptarët kërkojnë demokraci tani, shtet ligjor tani, jo pasi të futen në BE. Shqiptarët kërkojnë shtet ligjor tani e jo pasi të futemi në BE.
Kuptoj që ju mbështesni procesin e jo njeriun, por njeriu po përdor procesin si justifikim për të mbajtur pushtetin e për t’i shkaktuar dëm të papërshkrueshëm vendit tim.
Ju jeni në pozicion të privilegjuar për ta mbajtur Ramën përgjegjës për shkelje të të të drejtave themelore, të pronës, të mjedisit dhe të shtetit ligjor në Shqipëri, ndërkohë që çoni përpara një proces të rëndësishëm strategjik që është zgjerimi i BE.
Uroj ta bëni, se për një kohë të gjatë na keni thënë që duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë. Integrimi është një proces për të cilin ia vlen të luftosh”, tha Muçi.
Top Channel