Tubimet/ Kushtetuesja pezullon gjobat 5 mijë lekë, lë në fuqi gjobat 500 mijë lekë, Gjykata ‘legjitimon’ masat represive të qeverisë

Tubimet/ Kushtetuesja pezullon gjobat 5 mijë lekë, lë në fuqi gjobat 500 mijë lekë, Gjykata ‘legjitimon’ masat represive të qeverisë

17:29, 26/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar gjobat 5 mijë lekëshe për bllokimin e rrugëve gjatë pjesëmarrjeve në tubim, por, shumica e gjyqtarëve ka vendosur të mos cenojë Aktin Normativ të qeverisë së Edi Ramës, për pjesën ku gjobat arrijnë deri në 500 mijë lekë, për qytetarët që refuzojnë urdhërin e Policisë për të ndërprerë tubimet.

Vendimi është marrë këtë të Enjte, datë 26 nëntor 2026 me shumicë votash. Pak ditë më parë, disa grupime sociale kërkuan nga Gjykata Kushtetuese pezullimin e të gjithë Aktit Normativ të nxjerrë nga qeveria, i cili ashpërsonte ndjeshëm masat për pjesëmarrjen në protesta.

Gjashtë gjyqtarë kushtetues kanë pranuar vetëm pezullimin e pikës 2 të nenit 5 të Aktit Normativ, i cili bënte një ndryshim minimal në nenin 24 të ligjit për Tubimet. Ndërsa dy gjyqtare në pakicë, Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari kanë votuar për pranimin e kërkesës dhe pezullimin e të gjithë nenit 1 dhe nenit 5 të Aktit Normativ, në të cilët përfshiheshin gjobat e larta dhe abuzive të parashikuara nga qeveria.

Image

Mbi bazën e këtij vendimi, tashmë mbeten në fuqi pjesa më e madhe e gjobave për protestuesit.

Pas këtij vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Policia është e lirë që të aplikojë gjoba nga 10 mijë deri në 500 mijë lekë për pjesëmarrje në tubim të ndaluar, për mosbindje ndaj urdhërit të uniformave blu për ndërprerjen e tubimit, për largimin nga zona të caktuara apo për përdorimin e shenjave dhe simboleve që Policia i konsideron të papërshtatshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco