Frikë për Pierre Emerick Aubameyang, pëson aksident rrugor, por për fat nuk pati të lënduar Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka marrë masat e radhës ndaj incidenteve që janë regjistruar këtë fundjavë në futbollin shqiptar.
. Elbasani e Skënderbeu u gjobitën, ndërkohë që një drejtues i Vllaznisë u pezullua 2 ndeshje. Pati paralajmërim edhe për Sopotin në Kategorinë e Parë.
Vendimi i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF
Zyrtari i KF Vllaznia, Ëerner Reinmuth Burger, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur mjete piroteknike dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke rrezikuar sigurinë e lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
KF Besëlidhja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, si dhe për mangësi në garantimin e rendit dhe sigurisë në stadium, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në ambientet e brendshme të tij, në bazë të neneve 17/1, 17/2/a dhe 17/2/b të KDE-së, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Zyrtari i KS Kastrioti, Gazmend Vogli, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Sopoti, për dështim në garantimin e rendit dhe sigurisë në ndeshje si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 8/1, 17/1, dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.
KF Sopoti, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të hedhjes së sendeve në fushën e lojës, duke cenuar sigurinë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës.
Zyrtari i KF Sopoti,Fatjon Xhafa, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 14/1/k dhe 33 të KDE, dënohet me 13 (trembëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
Lojtari i KF Korabi, Serxhio Xhika, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen KF Oriku kunder FK Kukesi.
Zyrtari i Flamurtari FC, Lejdi Licaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF Albpetrol, Polizoi Arberi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes duke u futur në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Albpetrol, Gëzim Hyska, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes duke u futur në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtarja e FK Partizani Vajza, Estrela Habili, për sjellje të dhunshme ndaj lojtareve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i North United FC, Valter Ledinaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Vora U-19, Emiljano Mihana, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Skënderbeu U-19, Kejdi Kacelli, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Mirdita, Ardit Gega, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/4 të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i FK Skrapari, Genc Lamçe, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Skrapari, Klaus Cucka, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i FC Kinostudio, Anjez Gjonpalaj, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes si dhe për mosrespektimin e vendimit nr. 49, datë 16.06.2026, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
Kohës së re të dënimit i shtohet periudha e pashlyer e dënimit të mëparshëm të vendimit nr. 49, datë 16.06.2026.
Lojtari i Y-4 Albania U-16, Fabio Sula, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Flamurtari FC U-16, Brendon Ballaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Kamza Sport U16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-16 kunder Flamurtari FC U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i FK Apolonia U-16, Redion Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Akademia e Futbollit U-15, Albijon Xhaferaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Pogradeci U-13, Joel Xhydollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Football Republic U-11, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur thirrje diskriminuese, në bazë të neneve 8/1 dhe 15/2/a të KDE-së, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshjeje pa spektatorë, me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë, si dhe me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 76/1/e të KDE-së, gjoba aplikohet në masën 3%.
BS East Park U11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kunder Football Republic U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Falkon A, U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-11, Zona Rajonale Tiranë, kunder Pasioni U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Falkon U-10, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kunder Tirana Young Star U-10, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Titans B, U-9, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kunder Dinamo 14, U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
East Park A, U-7, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-7, Zona Rajonale Tiranë, kunder Etien Academy B, U-7, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Pasioni U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kunder FC Autokton U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Flamurtari FC, Shkëlqim Ramaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së FC Kinostudio, lidhur me pretendimin për aktivizimin e mundshëm të lojtarëve që nuk kishin të drejtë për të luajtur në ndeshjen Sopoti B – FC Kinostudio, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të AF Triumph, Orvyn Bajrami, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Top Channel