Vendimet e Disiplinës: FSHF nis hetim për incidentet në ndeshjen Oriku-Kukësi

26 Nëntor 2026 | 17:41

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka marrë disa vendime disiplinore për incidentet e regjistruara në ndeshjet e fundit të kampionateve shqiptare.

Në vendimin e publikuar këtë të mërkurë, vëmendje të veçantë merr hapja e një hetimi disiplinor për incidentet në ndeshjen KF Oriku-FK Kukësi, ku klubi mik pretendon se lojtarët e tij janë dhunuar.

Ndërkohë, një nga masat më të rënda të këtij vendimi është ajo ndaj KF Sopotit, i cili është dënuar me 300 mijë lekë gjobë për dështim në garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes, si dhe për sjelljen e tifozëve, të cilët hodhën sende në fushë, duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar. Gjoba do të aplikohet në masën 50%.

Për këtë rast, Komisioni ka paralajmëruar klubin se përsëritja e rasteve të tilla do të sjellë masa më të rënda disiplinore.

Gjithashtu, zyrtari i Sopotit, Fatjon Xhafa, është dënuar me 13 ndeshje pezullim për kërcënime të përsëritura ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Atij i ndalohet edhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit deri në përfundimin e dënimit.

Masat e tjera të Komisionit të Disiplinës:

AF Elbasani është gjobitur me 100 mijë lekë për ndezjen e mjeteve piroteknike dhe hedhjen e sendeve në fushë nga tifozët.

KF Skënderbeu është gjobitur me 100 mijë lekë për hedhjen e sendeve në fushë dhe rrezikimin e sigurisë së lojtarëve kundërshtarë.

KF Besëlidhja është gjobitur me 100 mijë lekë për hedhjen e sendeve në fushë dhe mangësitë në garantimin e sigurisë në stadium. Gjoba do të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i Vllaznisë, Werner Reinmuth Burger, dhe zyrtari i Kastriotit, Gazmend Vogli, janë dënuar secili me nga dy ndeshje pezullim për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes.

Lojtari i Korabit, Serxhio Xhika, është dënuar me katër ndeshje pezullim për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti ironizon deputetin e PDK-së: Gjithmonë seksi dhe gjinia, mbajeni mendjen diku tjetër (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, janë përfshirë në një debat në Kuvend, gjatë diskutimeve për çështjet...
17:29 | 26/11/2026

Trump zbulon bisedën me Putinin: I kërkova të mos bëjë agresion ndaj Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se gjatë bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kinë javën e kaluar, i ka kërkuar...
17:16 | 26/11/2026

Koreja e Veriut pezullon ndihmën ushtarake për Rusinë, tensione mes Kim Jong Un dhe Moskës

Koreja e Veriut ka pezulluar përkohësisht ndihmën ushtarake për Rusinë, duke ndërprerë dërgesat e raketave balistike dhe municioneve të artilerisë, sipas pretendimeve të Shërbimit të...
17:06 | 26/11/2026