“Shqiptarët kërkojnë shtet ligjor tani, jo pas anëtarësimit”/ Deputeti Muçi i drejtohet Marta Kos: Mbështetja juaj ndaj Ramës po dëmton reputacionin e BE Çështja e paraburgimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është ngritur sot në Parlamentin holandez, gjatë debatit për zgjerimin e Bashkimit Europian.
Deputeti Henk Vermeer i ka kërkuar ministrit të Jashtëm të Holandës, Tom Berendsen, të sqarojë qëndrimin e qeverisë holandeze ndaj paraburgimit të kryebashkiakut të zgjedhur në mënyrë demokratike, në raport me standardet europiane dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Vermeer ka pyetur gjithashtu nëse ministri është në dijeni të situatës së Veliajt dhe nëse është i gatshëm ta ngrejë këtë çështje në nivelin e Bashkimit Europian.
Në përgjigjen e tij, ministri i Jashtëm është shprehur se qeveria holandeze po e monitoron nga afër çështjen e kryebashkiakut.
Deputeti Vermeer ka replikuar sërish me ministrin, duke kritikuar qëndrimin e qeverisë holandeze, e cila, sipas tij, ka mbyllur sytë përballë kësaj çështjeje.
Top Channel