Nje pjese e protestuesve krijojne partine, “Të Bashkuar për Shqipërinë”.

Aktualitet

Publikuar: 26/11/2026

Nje pjese e protestuesve krijojne partine, “Të Bashkuar për Shqipërinë”.

Një grup studentësh, të rinjsh, profesionistësh dhe përfaqësuesish të diasporës kanë prezantuar nismën për themelimin e partisë “Të Bashkuar për Shqipërinë”, duke njoftuar edhe nisjen e procesit të mbledhjes së firmave. Gjatë një deklarate për mediat, përfaqësuesja e studentëve bëri të ditur se nisma synon të ndërtojë një alternativë politike të mbështetur në drejtësi, meritokraci, transparencë dhe përgjegjshmëri.

“Për 180 ditë, mijëra të rinj dhe qytetarë kanë treguar se Shqipëria është e bashkuar. Kjo parti do t’u ofrojë atyre një rrugë kushtetuese drejt vendosjes së shtetit të së drejtës”, deklaroi studentja Megi Ibrahimi e cila prezantoi Lëvizjen Studentore Kombëtare më 21 nëntor 2026 dhe lexoi deklaratën e saj publike.

Një tjetër studente që ka prezantuar më herët këtë lëvizje është Livia Dedej.

Ndonëse iniciativa është ndërmarrë nga një grup studentësh, pjesë e saj janë bërë edhe pedagogë, profesionistë dhe individë me përvojë në sektorë të ndryshëm. Në ditët në vijim, përfaqësuesit e forcës së re politike pritet të zbresin në terren, duke zhvilluar takime me qytetarët në qytete dhe fshatra, për të prezantuar nismën dhe për të siguruar firmat e nevojshme për krijimin e subjektit politik. Themeluesit kanë paralajmëruar gjithashtu komunikime të tjera publike, ku pritet të bëhen të ditura detaje mbi organizimin dhe hapat e ardhshëm të partisë. “Ftojmë çdo shqiptar të bashkohet. Të gjithë të bashkuar për Shqipërinë”, përfundoi deklaratën përfaqësuesja e studentëve