E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Politikë

Rama: Ballkani Perëndimor, investim strategjik për sigurinë ekonomike dhe konkurrueshmërinë e Europës

Kryeministri Edi Rama deklaroi se integrimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor në tregun europian përbën një investim strategjik për sigurinë ekonomike dhe konkurrueshmërinë e Europës.

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, Rama theksoi se bashkëpunimi mes vendeve të rajonit dhe Bashkimit Europian duhet të përkthehet në projekte konkrete, vende të qëndrueshme pune dhe investime në teknologji, energji dhe aftësi profesionale.

Ai u ndal edhe te projekti i Zvërnecit, duke përmendur rëndësinë e përfshirjes së të rinjve dhe zhvillimit të aftësive të tyre.

Rama: Nuk po kërkojmë më një akt besimi, po tregojmë bilanc. Europa është në një moment vendimtar të transformimit të ekonomisë së saj, të energjisë dhe kapaciteteve. Rajoni është pjesë e përgjigjeve, një investim strategjik që Europa duhet ta bëjë për sigurinë e vet ekonomike dhe konkurrueshmërinë. Kjo konferencë ka kaluar nga dialogu në zotime, për të dytin vit me radhë. Suksesi nuk matet me numra, por me projekte që ndërtohen dhe vende pune që zgjasin.

Reklamë

Ka tri gjëra që do të vendosin industritë e së nesërmes: zgjidhjet bioteknologjike dhe digjitale, si dhe inteligjenca artificiale. Ndërlidhshmëria dhe depozitimi i baterive duhet t’i ndërtojmë si rajon, sepse sistemet e BE-së të ndërlidhura vlejnë më shumë për ne. Aftësitë dhe produktiviteti tërheqin investime. Trajnimi profesional duhet t’i përgjigjet asaj që kërkon biznesi. Për projektin e Zvërnecit, mund të mos keni dëgjuar, se pjesa më e madhe ka të bëjë me të rinjtë dhe aftësitë. Ne i themi çdokujt: investoni në vendin tuaj.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.