Thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama e kanë shoqëruar komisioneren europiane për Zgjerim, Marta Kos, edhe në momentin kur ajo u largua nga ambientet e Kuvendit.
Aktivistja Arvina Lleshi e priti atë jashtë institucionit me mesazhe kundërshtuese ndaj mbështetjes së Bashkimit Europian për qeverinë shqiptare.
“No EU with Rama! Marta, we don’t want Rama, Marta!” (Jo BE me Ramën! Marta, ne nuk e duam Ramën!), dëgjohet të thërrasë Lleshi, teksa komisionerja po i drejtohej automjetit të saj.
Përmes kësaj thirrjeje, aktivistja shprehu kundërshtimin ndaj integrimit europian të Shqipërisë nën drejtimin e Edi Ramës, duke i përcjellë drejtpërdrejt Marta Kos mesazhin se qytetarët nuk duan që procesi i anëtarësimit të shoqërohet me mbështetje politike për kryeministrin.














