E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Politikë

Korridori i 8-të, Marta Kos: Lidh Adriatikun me Detin e Zi, investitorët europianë të shfrytëzojnë mundësinë

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, në përfundim të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, të zhvilluar në Tiranë foli për rëndësinë që ka korridori i 8-të, aksi i rëndësishëm që kalon në Shqipëri dhe lidh detin Adriatik me Detin e Zi.

Kos bëri me dije se BE ka investuar 1.5 mld euro për uljen e rreziqeve të investimeve.

Ajo u bëri thirrje investitorëve europianë të shfrytëzojnë mundësinë dhe ta shohin Ballkanin Perëndimor si një mundësi të artë për tu zhvilluar.

“Bizneset dhe qytetarët po përfitojnë nga traksasione të thjeshta. Kostot janë më të ulta se më parë. Pasi të kenë përmbushur kushtetr Kosova dhe Bosnja, do i bashkohen SEPA.

Reklamë

Lidhjet e reja të transportit dhe energjisë janë të rëndësishme ëpr të transportuar mallra. Europa është e cënueshme kur përballet me korridore të kufizuara. Korridori i 8 që lidh Adriatikun me detin e zi është një korridor më i gjerë që lidh europën, me BP dhe Turqinë. Shumë korriidore janë në presion.

BE po shton mbështetjen për sektorin privat në Ballkanin Perëndimor. Gjatë ditëve të fundit ju e keni parë potencialin nga faër. Start ap janë prezantuar në AI, shëndetësi. Këto do konkurrojnë në të gjithë europën. Më shumë se 1.5 mld euro pondihmon në uljen e rreziqeve të investimeve.

200  mln euro më shumë për investime për zhvillim të qëndrueshëm. Mundësitë ekonomike po shtohen. Mesazhi im për investitorët europianë është i qartë: shfrytëzoni mundësinë”, tha Kos.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.