“Ekonomia shqiptare u 3-fishua në 10 vjet”, Rama: Do marrim më shumë mbështetje nga Plani i Rritjes i BE-së

26 Nëntor 2026 | 18:00

Kryeministri Edi Rama ka vënë në dukje rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë dekadës së fundit dhe potencialin e Ballkanit Perëndimor për t’u kthyer në një destinacion të rëndësishëm për investime, inovacion dhe prodhim.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e Investimeve BE-Ballkanin Perëndimor, e zhvilluar në Tiranë, Rama deklaroi se rajoni duhet të shihet përtej procesit të integrimit evropian, duke u konsideruar si një faktor me rëndësi për rritjen ekonomike dhe konkurrueshmërinë e Bashkimit Evropian.

“Ka ardhur koha që të mos shihemi më përmes lentes së zgjerimit, si një rajon që gjithmonë përpiqet të kapë ritmin me BE-në, sepse jemi shumë më tepër se kaq. Jemi një destinacion investimi. Jemi një vend në rritje, pjesë e rritjes ekonomike dhe e konkurrueshmërisë evropiane”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë solli si shembull ecurinë e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se ajo është rritur nga 10 miliardë euro një dekadë më parë, në rreth 30 miliardë euro aktualisht.

Rama bëri të ditur se ambicia e qeverisë është që deri në vitin 2040 ekonomia e vendit të dyfishohet sërish.

Ai u ndal edhe te pozicioni gjeografik i Shqipërisë, anëtarësimi në NATO dhe perspektiva evropiane, duke i cilësuar këto si elementë që e bëjnë vendin një pikë të rëndësishme për investimet në rajon.

Një tjetër çështje e përmendur nga kryeministri ishte Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Rama deklaroi se Shqipëria pritet të përfitojë më shumë mbështetje financiare në kuadër të këtij mekanizmi, si rezultat i përmbushjes së reformave dhe angazhimeve të marra.

“Shqipëria do të marrë më shumë mbështetje nga Plani i Rritjes, jo si nder apo favor, por sepse kemi bërë detyrat e shtëpisë dhe kemi marrë notën”, deklaroi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Akti normativ i qeverisë, Kushtetuesja pezullon gjobat për bllokimin e rrugëve gjatë tubimeve

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë pjesërisht zbatimin e aktit normativ të miratuar nga qeveria për tubimet, vetëm në pjesën që parashikon gjoba për bllokimin...
16:39 | 26/11/2026

Marta Kos: Ndër vendet kandidate, Shqipëria ka mbështetjen më të lartë qytetare për anëtarësimin në BE

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar ritmin e shpejtë të negociatave. Ajo...
15:41 | 26/11/2026

“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”, Komisionerja Marta Kos tregon hapat kyçe drejt BE

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, duke folur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian në Tiranë, tha se Shqipëria ka bërë një përparim shumë të mirë...
15:33 | 26/11/2026