• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sponsorizime me paratë e biznesit, por me lejen e pushtetit

by A. Q
26/11/2026 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ligji i ri për sponsorizimet në sport, art dhe kulturë është një nga nismat më të rëndësishme për të ndryshuar raportet e biznesit shqiptar me jetën publike të vendit.

Për herë të parë, biznesit i jepet mundësia të vendosë vetë për destinacionin e një pjese të parave që i detyrohet shtetit, duke financuar veprimtari sportive, artistike dhe kulturore.

Kjo është një betejë e gjatë disavjeçare e industrisë së sportit, artit, kulturës dhe botimeve në tërësi për të tërhequr biznesin në sponsorizimin e aktivitetit të tyre, i cili në shumë raste është jofitimprurës.

Dhjetëra klube futbolli janë të falimentuara dhe bizneset që tentojnë t’i sponsorizojnë nuk përfitojnë asgjë në shpërblim. Libri shqiptar është në pikën kritike. Libraritë janë objekte në zhdukje, pasi kostoja e librit del e lartë dhe fuqia blerëse e qytetarëve, përfshi dhe trendin e mosleximit, e bën atë një biznes të falimentuar. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për degë të tjera të artit apo sportit.

Deri më sot, një sipërmarrës që ka dashur të ndihmojë botimin e një libri, prodhimin e një filmi, organizimin e një festivali apo një ekip sportiv, e ka bërë këtë kryesisht në emër të pasionit të tij personal. Ky ligj, për fat të mirë, e kthen këtë pasion në një instrument të zhvillimit të shoqërisë.

Por ka një pikë të këtij projektligji që rrezikon të zhbëjë gjithë filozofinë mbi të cilën është ndërtuar ai. Është detyrimi që ministria përkatëse të certifikojë interesin publik të veprimtarisë që do të sponsorizohet.

Kjo është një sëmundje kanceroze e shumicës së ligjeve të qeverive tona, të cilat, pasi nisen për qëllime të mira, kapen rrugës nga zyrtarë për të kontrolluar gjithë procesin dhe për ta zhbërë filozofinë e tyre. Njësoj siç ua bëjnë atyre fshatrave në AZHBR, që u thonë «aplikoni, por nuk do të fitojnë të gjithë nga paratë publike», ashtu dhe në këtë rast vendoset një hallkë administrative që shkatërron gjithë filozofinë e ligjit. Është interesant se si ministrave tanë u duket vetja sikur do të vdesin në atë karrige dhe do të kenë gjithë jetën në dorë këtë kompetencë, ndërkohë që mund të ndërrohen pa u miratuar akoma ligji, nëse llogarisim shpejtësinë me të cilën Edi Rama ndërron qeverinë.

Nëse ne i japim të drejtën një biznesmeni të vendosë se ku do të shkojë një pjesë e parave që ai i detyrohet shtetit, nuk ka kuptim që, pasi ai të ketë vendosur, të shkojë të marrë leje te ministri.

Nëse një biznesmen dëshiron të financojë një film që trajton në mënyrë kritike historinë politike të Shqipërisë, një libër që rrëzon disa mite të historiografisë zyrtare, apo një festival ku marrin pjesë artistë kritikë ndaj qeverisë, përse duhet të jetë ministria ajo që vendos nëse këto veprimtari përbëjnë interes publik?

Dhe mbi të gjitha, çfarë instrumenti ka një ministër për të matur interesin publik të një vepre arti, të një libri apo të një kërkimi historik?

Interesi publik nuk është një kategori administrative e cila matet me shifra apo kritere strikte. Shpeshherë, veprat që kanë pasur ndikimin më të madh në jetën kulturore të një vendi kanë qenë pikërisht ato që kanë shqetësuar pushtetin e kohës.

Një nga avantazhet e këtij ligji duhet të jetë pikërisht krijimi i një burimi financimi për kulturën, të pavarur nga vullneti politik i qeverisë. Përndryshe, ne thjesht po krijojmë një buxhet të dytë të Ministrisë së Kulturës, me paratë e biznesmenëve, por me firmën e ministrit.

Përveç rrezikut të kontrollit politik, kjo procedurë krijon dhe një premisë të panevojshme për korrupsion, pasi, nëse ne e lëmë destinacionin e parave të sponsorizuara në firmën e një ministri, ajo firmë merr një vlerë ekonomike, e cila në Shqipëri, siç e dimë, kthehet në një dyqan që do të shkosh ta blesh. Kudo ku i kemi dhënë një zyrtari të drejtën të vendosë në mënyrë subjektive se kush përfiton dhe kush jo, kemi krijuar korrupsion zyrtar me ligj.

Shteti ka të drejtë të kontrollojë nëse sponsorizimi është real apo fiktiv, nëse paratë janë përdorur për qëllimin e deklaruar, nëse ka konflikt interesi mes sponsorit dhe përfituesit, apo nëse kemi të bëjmë me një skemë evazioni fiskal. Por të gjitha këto janë çështje që mund të rregullohen me kritere objektive ligjore dhe të kontrollohen nga administrata tatimore.

Ligji duhet të përcaktojë kategoritë e veprimtarive që përfitojnë nga sponsorizimet, kushtet juridike që duhet të plotësojnë përfituesit dhe detyrimin për transparencën e financimeve. Nuk ka pse t’i japë ministrit të drejtën të gjykojë vlerën e një veprimtarie kulturore apo artistike.

Nëse shteti dëshiron të ruajë një mekanizëm certifikimi, ai duhet të jetë një verifikim formal i përmbushjes së kritereve ligjore dhe jo një gjykim mbi përmbajtjen apo vlerën e aktivitetit që sponsorizohet.

E rëndësishme është që ky ligj të krijojë një klasë të re mbështetësish të kulturës shqiptare, të cilët nuk kanë nevojë të jenë miq të qeverisë për të ndihmuar kulturën e vendit të tyre. Kjo mund të ndihmojë në demokratizimin e financimit të kulturës, kurse kështu si po e bëjnë, po bëjmë një ligj që shton pushtetin e ministrit mbi kulturën.

Shteti po bën një gjë të mirë duke hequr dorë nga një pjesë e të ardhurave të tij në favor të sportit, artit dhe kulturës. Por duhet të heqë dorë dhe nga tundimi për të kontrolluar politikisht destinacionin e tyre.

Është pak e dhimbshme, por pak nga pak duhet të mësohen me idenë që jo në çdo ligj duhet një nen për të vjedhur.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojë luftash“ me Kavajën!

Sponsorizime me paratë e biznesit, por me lejen e pushtetit

November 26, 2026
“Tani jemi një ekonomi 30 miliardëshe”- Rama: Kam ardhur me lajme të mira nga Brukseli! Shqipëria do përfitojë më shumë nga Plani i Rritjes

“Europa në një moment vendimtar”- Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj!

November 26, 2026
“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”- Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”- Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

November 26, 2026
“Tani jemi një ekonomi 30 miliardëshe”- Rama: Kam ardhur me lajme të mira nga Brukseli! Shqipëria do përfitojë më shumë nga Plani i Rritjes

“Tani jemi një ekonomi 30 miliardëshe”- Rama: Kam ardhur me lajme të mira nga Brukseli! Shqipëria do përfitojë më shumë nga Plani i Rritjes

November 26, 2026
EMRI/ ”Marrëdhënie me dhunë”, kapet 38-vjeçari në Elbasan, i dënuar me 3 vite burg

Nga krimet te dhuna fizike, 8 gra e vajza të vrara në 11 muaj! Në gjykatë 2321 kërkesa për urdhra mbrojtjeje

November 26, 2026
“Anëtarësimi në BE është projekt kombëtar”- Kos lë porositë: Tre gjërat që mund ta kthejnë 2027-ën në vit historik për Shqipërinë

Kos: Protestat paqësore nuk pengojnë integrimin, të dëgjohen shqetësimet e qytetarëve!

November 26, 2026
Platformë denoncimi për dhunën online, Demo: Të rinjtë mund të kërkojnë ndihmë në raste bullizmi apo kërcënimi në internet!

Platformë denoncimi për dhunën online, Demo: Të rinjtë mund të kërkojnë ndihmë në raste bullizmi apo kërcënimi në internet!

November 26, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

E rëndë në Maliq, 43-vjeçarja gjendet e pajetë nga familjarët në tualetin e shtëpisë, ja për çfarë dyshohet!

November 26, 2026
Nisma/ Kredi për banesa me interes 0% dhe 3%, Ibrahimaj e Sejko nisin konsultimet me bankat! Diskutohet heqja e parapagimit

Nisma/ Kredi për banesa me interes 0% dhe 3%, Ibrahimaj e Sejko nisin konsultimet me bankat! Diskutohet heqja e parapagimit

November 26, 2026
Kur një prokuror arrin të vrasë shtetin!

“Nuk e tradhtova kurrë atdheun”- Zbulohet letra e fundit e ish-kreut të Policisë italiane De Gennaro: Pas pak minutash nuk do jem më…

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In