“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”, komisioneria Kos: BE po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

26/11/2026 18:02

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, vlerësoi përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit europian, duke theksuar se rajoni po hyn në një fazë të re të zgjerimit, me mundësi konkrete për avancimin drejt anëtarësimit në BE.

Në fjalën e saj në përmbyllje të ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, Kos u ndal veçanërisht te perspektiva e Malit të Zi dhe Shqipërisë, duke deklaruar se viti 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, nëse vendi vijon me zbatimin e reformave, veçanërisht në shtetin e së drejtës, drejtësi dhe mjedis.

“Reformat e zgjerimit fuqizojnë rritjen ekonomike. Ballkani Perëndimor është qëndron për atë ardhmen ekonomike dhe investuesit në rajon. Ky moment është një moment i mirë për të zgjedhur Ballkanin Perëndimor për investimet e huaja.

Për herë të parë që nga anëtarësimi i Kroacisë, presim anëtarë të rinj. E vendet më të avancuara janë dy vende të Ballkanit Perëndimor. Mali i Zi është pranë përfundimit të negociatave dhe mund të nënshkruaj traktatin e anëtarësimit që verën e ardhshme.

Shqipëria mund të ndjekë të njëjtën rrugë, 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, nëse qeveria vijon të qëndrojë në rrugën e duhur për reformat, veçanërisht sa i takon shtetit të së drejtës, reformës dhe mjedisit. Maqedonia po ashtu ka ecur para. Në Serbi, Lista e Studentëve fitoi zgjedhjet me thirrjet e saj për transparencë dhe luftë kundër korrupsionit”, tha Kos.

 

Top Channel