MPB njofton se ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën Studeniçan-Zelenikovë, në të cilën janë lënduar pesë persona.

"Më 25.11.2026, rreth orës 20:15, SPB Shkup është njoftuar se në rrugën lokale Studeniçan-Zelenikovë, në zonën e fsh. Oreshan, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve “Opel Astra” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.G. (22) nga fsh. Zelenikovë dhe një automjeti transportues “Volkswagen Transporter” me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.T. (45) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit.


Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi i automjetit të udhëtarëve “Opel Astra”, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum i Ohrit” në Shkup, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar shoferi i automjetit transportues dhe bashkudhëtarët e tij R.G. (67), I.G. (63), të dy nga fsh. Konjarë e Mesme, rrethina e Shkupit dhe S.T. (63) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup.

Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes", thonë nga MPB./Telegrafi/