Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump dhe Rutte paralajmërojnë Moskën: Mos e zgjeroni luftën, prioritet zgjidhja paqësore në Ukrainë

    Meloni përplaset me gjyqësorin, refuzon dekretin për rritjen e pagave të magjistratëve pavarësisht vendimit të gjykatës

    Manuel Neuer në krizë martesore, bashkëshortja publikon mesazhin e fortë për tradhtinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Trump dhe Rutte paralajmërojnë Moskën: Mos e zgjeroni luftën, prioritet zgjidhja paqësore në Ukrainë
    Botë

    Trump dhe Rutte paralajmërojnë Moskën: Mos e zgjeroni luftën, prioritet zgjidhja paqësore në Ukrainë

    November 26, 2026

    Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i kanë bërë thirrje Rusisë të shmangë çdo veprim që mund të zgjerojë luftën në Ukrainë, duke theksuar se përparësi mbetet arritja sa më e shpejtë e një zgjidhjeje paqësore.

    Deklarata u bë pas takimit të zhvilluar mes tyre në rezidencën e Trump, Mar-a-Lago, në Florida, ku në fokus të bisedimeve ishin lufta në Ukrainë, konflikti në Iran dhe bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të NATO-s.

    Në deklaratën e përbashkët të publikuar pas takimit, dy liderët nënvizuan se Moska duhet të shmangë çdo veprim që mund ta përshkallëzojë konfliktin, qoftë edhe pa qëllim.

    “Gjatë takimit, u theksua gjithashtu rëndësia që Rusia të shmangë çdo veprim që, qëllimisht ose pa dashje, e zgjeron luftën, si dhe rëndësia e arritjes sa më të shpejtë të një zgjidhjeje paqësore”, thuhet në deklaratë.

    Takimi zhvillohet në një moment kur Uashingtoni po përpiqet të nxisë negociatat për përfundimin e luftës, përmes komunikimeve me Moskën dhe Kievin. Ndërkohë, vendet evropiane kanë kërkuar të kenë një rol në procesin diplomatik.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka këmbëngulur se Evropa duhet të jetë pjesë e bisedimeve dhe e vendimmarrjes për të ardhmen e Ukrainës.

    Nga ana e tij, Rutte ka mbrojtur qasjen e Trump ndaj presidentit rus, Vladimir Putin. Sipas kreut të NATO-s, presidenti amerikan po përpiqet të kuptojë nëse udhëheqësi i Kremlinit është realisht i gatshëm të ulet në tryezën e negociatave dhe të angazhohet për përfundimin e luftës.

    Rutte ka theksuar se çdo marrëveshje paqeje apo armëpushim afatgjatë duhet të shoqërohet me garanci sigurie për Ukrainën. Ai ka nënvizuar gjithashtu se mbështetja për Kievin duhet të vijojë, në mënyrë që vendi të ketë kapacitetet e nevojshme për të mbrojtur veten.

    Në takimin në Mar-a-Lago u diskutua edhe për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe investimet në industrinë ushtarake, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe në vendet anëtare të NATO-s.

    Moska Rutte Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump dhe Rutte paralajmërojnë Moskën: Mos e zgjeroni luftën, prioritet zgjidhja paqësore në Ukrainë

    November 26, 2026

    Meloni përplaset me gjyqësorin, refuzon dekretin për rritjen e pagave të magjistratëve pavarësisht vendimit të gjykatës

    November 26, 2026

    Manuel Neuer në krizë martesore, bashkëshortja publikon mesazhin e fortë për tradhtinë

    November 26, 2026

    AKU bllokon mbi 2 tonë produkte mishi në Fier, gjobë 1 milion lekë për subjektin përpunues

    November 26, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.