Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 17:30 në fshatin Strum të Roskovecit, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti drejtohej nga një 39-vjeçar, i cili ka përplasur një 67-vjeçar dhe një 62-vjeçare.
Si pasojë, të dy këmbësorët kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.













