Foto ilustruese

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Strum të Roskovecit, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë, një 67-vjeçar dhe një 62-vjeçare.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, Fatjon Begaj, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier.

Njoftimi i policisë: 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në fshatin Strum, Roskovec, një automjet me drejtues shtetasin F. B., 39 vjeç, ka përplasur dy këmbësorë, shtetasin H. R., 67 vjeç, dhe shtetasen B. R., 62 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy këmbësorët, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit rrugor.

Top Channel