Policia greke ka goditur një tjetër rast të trafikut të drogës nga Saranda drejt Igumenicës, ku janë sekuestruar rreth 67 kilogramë marijuanë dhe janë arrestuar tre të rinj shqiptarë. Gjatë kontrollit të një automjeti të drejtuar nga një shqiptar, policia gjeti 60 pako me marijuanë, me peshë totale 66 kilogramë e 742 gramë. Në vijim të operacionit, u ndalua edhe një automjet i dytë, ku udhëtonin dy shqiptarë. Sipas hetimeve, ata shërbenin si informues të automjetit të ngarkuar me drogë, duke sinjalizuar drejtuesin për kontrollet e mundshme policore. Mësohet se tre të arrestuarit janë të rinj nga një zonë e Sarandës. Policia sekuestroi dy automjetet, 1130 euro dhe katër telefona celularë