Egnatia-Lincoln Red Imps në RTSH, Karapici: Nuk jemi në presion, synojmë fitoren
Zëvendës-trajneri i Egnatias, Artan Karapici ka folur për RTSH në prag të ndeshjes kundër Lincoln Red Imps, e vlefshme për javën e 4-t të Conference League.
“Fusha tregon se çfarë ekipi jemi. Nuk kemi presion për rezultatin. Kundërshtari është një ekip me eksperiencë, që ka qenë në fazën e grupeve sezonin e kaluar. Por me entuziazëm dhe dëshirë ne do të bëjmë maksimumin në fushë për të marrë fitoren në këtë takim.
E vlerësojmë maksimalisht kundërshtarin, pasi në Europë nuk ka ndeshje të lehta. Jemi paraqitur mirë në Conference League deri më tani dhe sot futemi në fushë për të marrë fitoren”, ka thënë mes të tjerash Karapici.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



