Aktualitet

Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua!

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 17:30 në fshatin Strum, në Roskovec të Fierit, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë, Hetem Ruko dhe një grua Besa Ruko të moshës 67 dhe 62 vjeç. Si pasojë e përplasjes, të dy këmbësorët kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, Fatjon Begaj 39 vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.