Koka: Korrupsionin dhe krimin e organizuar e pranon edhe ambasada e SHBA...

19:05, 26/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Bledian Koka shprehet se Bashkimi Evropian tashmë e di se nga vjen korrupsioni në Shqipëri, sikurse edhe resurset që ka por që tregtohen më shtrenjtë te ne.

I ftuar në ‘Task Force’, Koka tha se fakti që ka korruspion dhe krim të organizuar në Sahqipëri e pranon jo vetëm Marta Kos, por tashmë dhe vetë ambasada amerikane në Tiranë, e cila doli me një mesazh të fortë një ditë më parë.

Sipas Kokës, me pranimin e SHBA, kjo mund të cilësohet si një nga zhvillimet më të rëndësishme në 36 vite, një mundësi e mirë që mund t’u jepet shqiptarëve dhe drejtësisë për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ne biem në kurthin, se procein e intergimit e lidhim me faktin se në pushtet është Edi Rama. Nëse s’bëjmë këtë ndarje, ngatërrrohemi. Ata e dinë se kush është burimi i korrupsionit dhe nga vjen, e dinë si qëndron e vërteta e burimeve të naftës që kemi, dhe që e kemi më të shtrenjtën. Dinë edhe cilënsinë e ushqimeve.

Sa herë Merz takon Ramën, thotë çfarë po bëni me korrupsionin dhe Ballukun. Ata kanë vendosur ta integrojnë Shqipërinë. Por s’mund ta lidhë kurrë me faktin që nëse ikën Rama, ngadalësohet. Largimi i një orë e më parë i Ramës, dhe ndryshimi i kursit mes qytearëve të Shqipërisë dhe interesave të Edi Ramës, është frenuesi kryesor.

Kos tha më parë kur bëri një kapërcim interesant, nga nevoja që ka Shqipëria për të bërë reforma te lista e studentëve në Serbi. Gjuha e Kos sot dhe me krahasimin e rastit të Serbisë, ndryshe reforma në letër, ndryshe zbatimi. Ato e dinë që ajo cfarë zbatohet në Shqipëri, k debate në parlament është si të vendosim gjoba ndaj protestuesve në Shqipëri… por Rama nendon se duhen ndëshkuar një orë e më parë.

Rama foli për një betejë të jashtëzakonshme për korrupsioni dhe kjo nevojitet kur korrupsioni është në nivele të jashtëzakonshëm. Këtë e pranon edhe Marta Kos, që ka korrupsion, banda e krim të organizuar në Shqipëri, por e thotë edhe ambasada e SHBA, që për mua është një nga zhvillimet më të rëndësishme në 36 vite për ti dhënë një dorë e shtysë qytetarëve e drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco