Është hedhur në Beograd shorti i Kampionatit Evropian U-21 të vitit 2027, që do të organizohet bashkërisht nga Shqipëria dhe Serbia. Përfaqësuesja kuqezi ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballet në fazën e grupeve, duke u vendosur në një grup mjaft të vështirë.
Shqipëria U-21 do të garojë në Grupin B, ku do të ketë përballë dy përfaqësuese me traditë të madhe në futbollin evropian, Italinë, Spanjën, si dhe Finlandën.
P adyshim, dy kundërshtarët më të fortë në letër janë Italia dhe Spanja, dy kombëtare që kanë një histori të pasur në këtë kompeticion dhe që do të përbëjnë një provë të rëndësishme për skuadrën kuqezi.
Sfida e parë e Shqipërisë në këtë Evropian do të jetë pikërisht kundër Spanjës, një përballje që do të kërkojë përqendrim maksimal nga futbollistët shqiptarë.
Ndërkohë, grupet e tjera janë gjithashtu mjaft interesante. Në Grupin A janë vendosur Serbia, Polonia, Anglia dhe Franca. Grupi C përbëhet nga Çekia, Portugalia, Greqia dhe Kroacia, ndërsa në Grupin D bëjnë pjesë Norvegjia, Belgjika, Gjermania dhe Holanda.
Për Shqipërinë, pjesëmarrja në EURO 2027 përfaqëson një ngjarje historike, ndërsa tashmë kuqezinjtë kanë mësuar edhe rivalët me të cilët do të matin forcat në skenën më të rëndësishme evropiane të kësaj grupmoshe.
Grupet e EURO 2027:
Grupi A: Serbi, Poloni, Angli, Francë.
Grupi B: Shqipëri, Itali, Spanjë, Finlandë.
Grupi C: Çeki, Portugali, Greqi, Kroaci.
Grupi D: Norvegji, Belgjikë, Gjermani, Holandë.
© SYRI.net
Duka: EURO U-21 2027, një ngjarje historike për Shqipërinë, do të promovojmë vendin në të gjithë Europën
Milani me shumë mungesa ndaj Olympiacosit, Amorim ndryshon formacionin. Ramos titullar, jashtë Pulisic
Kimmich kritikon Bayernin për mënyrën si trajtoi çështjen Musiala: E papranueshme!Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: