Qytetarët kanë dalë sërish këtë të enjte në protestë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijuar revoltën që tashmë ka arritur ditën e 180-të.
Të rinj, studentë dhe qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protesta dhe se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama mbetet e panegociueshme.
Protestuesit kanë kundërshtuar gjithashtu mundësinë e dialogut, duke këmbëngulur se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar dhe se protesta do të vijojë.
Ndërkohë, për 28 Nëntorin është paralajmëruar një protestë mbarëkombëtare, me thirrje për mobilizim të qytetarëve nga e gjithë Shqipëria.