Presidenti Begaj në Strugë: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në Strugë, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër.
Kreu i Shtetit u prit nga kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, këshilltarë komunalë, përfaqësues të forcave politike dhe qytetarë, me të cilët diskutoi për zhvillimin ekonomik të qytetit, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e rolit të shqiptarëve.
Presidenti Begaj vlerësoi përpjekjet e drejtuesve vendorë për promovimin e Strugës si destinacion turistik, përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të zonës.
Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me bashkitë kufitare për realizimin e projekteve të përbashkëta që nxisin turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Gjatë qëndrimit në Strugë, Presidenti vizitoi Urën e Drurit “Naser Hani” mbi lumin Drini i Zi, si dhe fshatin Livadhi, ku nderoi kujtimin e betejës së Gjergj Kastriotit dhe vizitoi muzeun që pasqyron trashëgiminë historike, etnografike dhe kulturore të zonës.
Një ndalesë të veçantë Begaj zhvilloi në shkollën fillore “Aki Dika”, e cila prej dekadash kontribuon në arsimimin e brezave në gjuhën shqipe.
Presidenti përgëzoi mësuesit dhe komunitetin për angazhimin e tyre në mbështetje të arsimit shqip, duke e vlerësuar atë si një model të ruajtjes së identitetit kombëtar.
“Ekonomia shqiptare u 3-fishua në 10 vjet”, Rama: Do marrim më shumë ndihma nga BE-ja
Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së
LIVE- Debate në Kuvend për reformën zgjedhore dhe aktin normativ për tubimet! Sot votohet Buxheti 2027 dhe Paketa Fiskale
- 19:08 Kuvendi i Kosovës ndan buxhetin, 61 mijë euro për komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt
- 18:30 Shpërthim në një rafineri nafte në Bangkok, plagosen rëndë 9 persona
- 18:23 Bitcoin rritet sërish, arrin mbi 60,000 dollarë
- 18:11 Von der Leyen kërkon shtimin e presionit ndaj Iranit pas vrasjes së dy italianëve në Kuvajt nga sulmi me dronë
- 18:00 “Ekonomia shqiptare u 3-fishua në 10 vjet”, Rama: Do marrim më shumë ndihma nga BE-ja
- 17:55 Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së