VIDEO/ Berisha: Buxheti për arsimin është qesharak, ky është vendi i vetëm në botë që ka ndërprerë doktoraturat

19:10, 26/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, sulmoi ministren e Arsimit gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke e akuzuar atë dhe qeverinë për shkatërrimin e sistemit arsimor në Shqipëri. ‘Buxheti për arsimin është qesharak! Ky është vendi i vetëm në botë që ka ndërprerë doktoraturat.’, u shpreh ai.

Sapas tij, buxheti i arsimit të pamjaftueshëm, ndërsa ndalimin e mbrojtjes së doktoraturave e konsideroi një akt që godet drejtpërdrejt kërkimin shkencor dhe universitetet. Sipas tij, nuk mund të ketë universitet pa kërkim shkencor, pasi ai është një nga shtyllat kryesore të aftësimit dhe zhvillimit akademik.

Ai e cilësoi ministrinë si ‘Ministria e Injorancës’ dhe tha se përgjegjësia për këtë situatë bie jo vetëm mbi ministren, por edhe mbi qeverinë që, sipas tij, ka marrë vendimin për ndërprerjen e doktoraturave.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Po të ishte se ndërtesat merrnin tabelën që u takonte, ajo do të quhej Ministria e Injorancës.

Arsimi është në rënie të lirë.

Cili është buxheti? Qesharak!

Një buxhet as 50 përqind e atij të shpallurit.

Ju do hyni në histori si Neronë, bashkë me Padrinon, nuk je vetëm ti, si vendi i vetëm në botë që ndërpret doktoraturat.

Ky është kulmi i injorancës, padijes dhe turpit.

Po edhe ata pedagogë që hanë turpin me bukë dhe pranojnë e i nënshtrohen kësaj, në një kohë kur nuk mund të ketë kurrë universitet pa kërkim shkencor.

Në një kohë kur kërkimi shkencor është shtylla më kryesore e aftësimit, kualifikimit, lartësimit të universiteteve.

Dhe ju, në një urdhër të atij injorantit, me një urdhër të tij ndaloni mbrojtjen e doktoraturave.

Ç’jeni kështu mo, racë injorantësh që udhëhiqeni nga urrejtja njerëzore?

Si mund të bëhet kjo?

Universitetet janë shtretërit intelektualë të kombit dhe ju ndaloni mbrojtjen e doktoraturave.

Sa vite? Shumë vite, se kështu ia thotë mendja e një njeriu që meriton çdo epitet, por nuk dua të prish gojën time para qytetarëve.

Më mirë mos fol prapa shpine se unë po flas me politesë, këto që po i them, po i them me vetëpërmbajtje se kam shumë e shumë të tjera.

Pra, je një shkatërrimtare e sistemit arsimor në Shqipëri, bashkë me atë që mund t’i vësh çdo epitet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco