Një 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në fshatin Sovjan të Maliqit. Dyshohet se gruaja ka humbur ndjenjat në tualetin e banesës, ndërsa shkaku i vdekjes mbetet ende për t’u përcaktuar.
Trupi i saj është gjetur nga familjarët, të cilët kanë deklaruar se 43-vjeçarja vuante nga tensioni i lartë i gjakut.
Dyshimet paraprake janë se problemet shëndetësore mund të kenë shkaktuar vdekjen, por rrethanat e ngjarjes nuk janë zbardhur ende.
Policia po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit.

