Për dy ditë me radhë, Tirana u kthye në kryeqendrën e investimeve, duke pritur mbi 600 investitorë e vendimmarrës nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor. Në mbyllje të Forumit dy-ditor të Investimeve, kryeministri Edi Rama deklaroi se ekonomia shqiptare është trefishuar në 12 vitet e fundit, dhe sipas tij, do vazhdojë të rritet. Kreu i qeverisë vuri theksin te progresi ekonomik i vendit dhe mbështetja e shtuar e Bashkimit Evropian për vendin tonë. Vlerësoi potencialin e Shqipërisë në sektorët e energjisë, infrastrukturës dhe teknologjisë digjitale dhe ju drejtua me një thirrje investitorëve të huaj.