Ballkani Perëndimor do të jetë në BE”, komisionerja Marta Kos: Mundësitë për investime janë që tani, 200 milionë euro për bizneset e reja

26/11/2026 18:07

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka mbajtur fjalën në Konferencën e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, ku ka theksuar përfitimet ekonomike që sjell anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe mundësitë që ofron rajoni për investitorët.

Kos u shpreh se ekonomia mund të rritet deri në 15% në një periudhë 15-vjeçare, ndërsa njoftoi edhe një mbështetje shtesë prej 200 milionë eurosh për zhvillimin e bizneseve në Ballkanin Perëndimor. Ajo u bëri thirrje investitorëve të shfrytëzojnë mundësitë që ofron rajoni që tani, pa pritur anëtarësimin në BE.

“Përfitimet ekonomike të anëtarësimit në BE mbeten po aq bindëse dhe të rëndësishme edhe sot, mund ta rrisë PBB deri në 15% për një periudhë afro 15 vjeçare dhe nuk mund të kishte kohë më të mirë për të investuar në këtë rajon, sesa sot. Mundësinë ekonomike pritet të rriten.

Përfitimet do të jenë edhe para anëtarësimit. Përmes qasjes së re me integrimin gradual synojmë të hapim dyert për tregjet dhe të zgjerojmë bashkëpunimit. Do të ndërtojmë zinxhir vlerash dhe të ulim varësinë nga pjesë të tjera të botës. Ndërprerjet e fundit në tregtinë globale kanë treguar sesa të cenueshëm jemi kur rrugët e transportit varen nga të tjerët.

Po aq e rëndësishme është edhe korridori 8 në Durrës, që lidh me Maqedoninë, Bullgarinë e më tutje. BE po shton mbështetjen për sektorin privat në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Dy ditët e fundit i keni parë nga afër start-up dhe e keni parë sa të rëndësishme.

Në këtë konferencë do të shtohen edhe 200 milionë euro të tjera për të ndihmuar në krijimin e bizneseve të suksesshme. Mesazhi im për investuesit është i thjesht, Ballkani Perëndimor do të jetë në BE, por mundësitë janë ekzistente që tani, ndaj shfrytëzojeni këtë mundësi”, u shpreh Kos.

Top Channel