Denis Shabani është prezantuar si drejtuesi i ri i Degës Doganore Tiranë nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Fation Shehu.

Gjatë takimit me stafin, Shehu vlerësoi përvojën 27-vjeçare të Shabanit në administratën doganore, duke shprehur besimin për forcimin e mëtejshëm të punës së kësaj strukture.

Ai kërkoi nga punonjësit përkushtim, përgjegjshmëri dhe tolerancë zero ndaj fenomeneve negative.

Shabani zëvendëson në këtë detyrë Erion Rickun, të cilin Drejtori i Përgjithshëm e falënderoi për kontributin dhe punën e deritanishme.

Postimi i plotë në Facebook i Doganave Shqiptare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Fation Shehu, prezantoi sot drejtuesin e ri të Degës Doganore Tiranë, z. Denis Shabani, gjatë një takimi me stafin e kësaj dege.

Gjatë fjalës së tij, z. Shehu vlerësoi profilin profesional dhe përvojën 27-vjeçare të z. Shabani në administratën doganore, duke shprehur besimin se drejtimi i tij do të kontribuojë në vijimësinë dhe forcimin e mëtejshëm të punës së kësaj dege doganore.

Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi nga punonjësit përkushtim, përgjegjshmëri dhe tolerancë zero ndaj fenomeneve negative, me synim garantimin e një shërbimi sa më efikas dhe profesional.

Në këtë takim, z. Shehu vlerësoi gjithashtu kontributin dhe punën e deritanishme të z. Erion Ricku, i cili përfundon detyrën si drejtues i Degës Doganore Tiranë, duke e falënderuar për angazhimin dhe përgjegjësitë e ushtruara gjatë drejtimit të kësaj strukture.

Vijimi i punës me profesionalizëm, përgjegjshmëri dhe bashkëpunim mbetet thelbësor për përmbushjen e objektivave të Administratës Doganore dhe forcimin e mëtejshëm të shërbimit doganor.