Thursday, November 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Festa kuqezi në Selanik: Shqiptarët bashkohen për festat e nëntorit, mesazhe miqësie mes dy vendeve

timoni.al by timoni.al
November 26, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Festa kuqezi në Selanik: Shqiptarët bashkohen për festat e nëntorit, mesazhe miqësie mes dy vendeve
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me himnin kombëtar ka nisur në Selanik mbrëmja festive e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë me rastin e festave të Nëntorit. Në ceremoni, që u mbajt në hotelin Hyatt, kanë marrë pjesë bashkatdhetarë, diplomatë dhe përfaqësues të autoriteteve vendore. Ky vit shënoi për herë të parë edhe praninë e ambasadores së Shqipërisë në Athinë, Luela Hajdaraga.

“Sot ne festojmë festat tona të shenjta kombëtare. Këtë vit ne kemi edhe 55 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë kështu që mendoj se ky është një jubile për të festuar jo vetëm festat tona, por edhe miqësinë e bukur midis Shqipërisë dhe Greqisë”, deklaroi Hajdaraga gjatë fjalës së saj, duke lidhur festimet kombëtare me përvjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Flamuri kuqezi dhe himni kombëtar kanë mbledhur bashkatdhetarët nga qyteti dhe zonat përreth, në një ceremoni ku këngët dhe urimet shërbyen për të shprehur përkushtimin ndaj traditës dhe lidhjen mes të pranishmëve, edhe pse larg atdheut. Përfaqësues të qeverisë dhe të pushtetit lokal i kanë dërguar urimet e tyre më të mira për festat kombëtare të Shqipërisë.

Në fjalën e tij, zv/ministri i Brendshëm Konstandinos Gjoulekas, përgjegjës për Maqedoninë dhe Trakën, theksoi rëndësinë e përparimit të vendeve fqinje dhe rolin e Greqisë në proceset rajonale: “Jemi të gëzuar që ndodhemi këtu për të festuar këtë përvjetor të rëndësishëm të vendit fqinjë dhe mik, Shqipërisë. Për ne është shumë e rëndësishme gjithë popujt fqinjë të kenë progres. Greqia ndodhet në mënyrë të qëndrueshme në procesin e ndihmës për të gjithë Ballkanin, që të integrohet drejt BE.”

Mbrëmjes i dhanë ngjyrë vallet me motive nga krahinat e ndryshme të Shqipërisë, si dhe interpretimet e këngëtares Anxhela Peristeri. Programi i organizuar nga Konsullata shqiptare në Selanik u zhvillua në atmosferë festive, duke mbledhur komunitetin shqiptar dhe përfaqësuesit vendor për të shënuar festat e Nëntorit dhe lidhjet dypalëshe.

Previous Post

Berisha përplaset me ministrin Gonxhe; sekretari i partisë: Hyre në lice, vizatove benzin e Enver Hoxhës, plak matuf

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al