“Hyre në Lice se vizatove makinën e Enver Hoxhës”, Berisha përplaset me ministrin Gonxhja: Flet sekretari i partisë

26 Nëntor 2026 | 20:35

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u përplas në Kuvend me ministrin e Kulturës, Blendi Gonxhe, duke ironizuar mënyrën se si ky i fundit kishte hyrë në Liceun Artistik gjatë periudhës së diktaturës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha pretendoi se Gonxhja kishte përfituar nga njohjet e të atit për t’u pranuar në shkollën artistike.

“Si u bë piktor ky? Në vitin e largët 1976, Enver Hoxha shkoi në Gjirokastër dhe do të takohej me popullin. Agim Gonxhe do të ishte në rreshtin e parë dhe i thotë djalit të tij Blendi të vizatonte Mercedesin e Enver Hoxhës. Të nesërmen babai e shtyn Blendin t’ia tregojë vizatimin Enver Hoxhës. Më pas shkoi në Lice dhe e refuzuan, por hyri nëpërmjet gazetave që shkruanin se kishte vizatuar makinën e xhaxhit Enver”, u shpreh Berisha.

Nga ana e tij, ministri Blendi Gonxhe pranoi se kishte vizatuar makinën e Enver Hoxhës kur ishte fëmijë, por mohoi që kjo histori apo njohjet e të atit të kishin ndikuar në pranimin e tij në shkollë.

Gonxhe sqaroi se në atë kohë ishte vetëm 8 vjeç dhe se vizatimi kishte qenë pjesë e pasionit të tij për artin dhe veçanërisht për makinat.

“Po, ka qenë e vërtetë, nuk kam asgjë për të fshehur, por tregoj historinë e një 8-vjeçari. Kam vizatuar që 3 vjeç, është një nga talentet e mia. Nuk mund të hyja me mik në Lice, se vizatoja bukur dhe ishte një nga talentet e mia. Benzi ka qenë fiksim i një fëmije që vizatonte”, deklaroi ministri.

Ai shtoi se kishte realizuar edhe një portret të Qemal Stafës, të cilin ia kishte dhuruar Enver Hoxhës kur ishte fëmijë.

“Në 1978 një fëmijë 8 vjeç nuk e dinte se ai që do të takonte ishte diktatori. Dhe kush na tregon këtu, një sekretar partie i rëndomtë, një plak matuf dhe një zhele prej 37 vitesh që nuk i shporret këtij vendi nga sytë. Të vjen ndot, por ta dinë qytetarët se Blendi Gonxhe ka hyrë me meritë në çdo shkollë dhe nuk i ka hyrë në hak askujt”, u përgjigj Gonxhja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marta Kos për Euronews Albania: Nuk mbajmë anë në çështjet tuaja të brendshme

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, komentoi protestat dhe shqetësimet e ngritura nga qytetarët në Shqipëri, duke theksuar se disa prej tyre janë...
20:18 | 26/11/2026

“Ekonomia shqiptare u 3-fishua në 10 vjet”, Rama: Do marrim më shumë ndihma nga BE-ja

Kryeministri Edi Rama ka vënë në dukje rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë dekadës së fundit dhe potencialin e Ballkanit Perëndimor për t’u kthyer në një...
18:00 | 26/11/2026

Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Reformat e ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit evropian po krijojnë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja në...
17:55 | 26/11/2026