Liga e Konferencës: Egnatia triumfon ndaj Lincoln Red Imps
Në kuadër të xhiros së 4 në Conference League,skuadra kampione e Shqipërisë, Egnatia ka shënuar fitore në shtëpi në duel me rivalin nga Gjilbraltari,Lincoln Red Imps me rezultat 2-1.
Golat për rrogozhinasit i shënuan Alesandro Albanese në minutën e 47 dhe Fernando Medeiros në minutën e 81. Golin e vetëm për mysafirët e realizoi Yussef Flahli në minutën e 79.
Pas dy barazimeve ndaj Aarhaus dhe Midtjylland dhe humbjes nga Craiova, për Egnatian ishte kjo fitorja e parë në stinorin e sivjemë në Ligën e Konferencës.















