Në përballjen kundër Lincoln Imps, që duhej fituar patjetër, rrogozhinasit ia dolën me rezultatin 2-1 në Air Albania. Pjesa e parë edhe pse u dominua nga skuadra e Nevil Dedes u mbyll pa gola, ndërsa me të nisur e dyta zhbllokoi Albanese. Miqtë nga Gjibraltari barazuan në minutën e 79, por ky rezultat zgjati fare pak pasi Fernando riktheu Egnatian në avantazh dhe njëkohësisht i dha fitoren e parë rrogzhinasve.

Me këtë sukses Egnatia u ngjit në kuotën e 5 pikëve pas 4 ndeshjesh, duke zgjuar ëndrrën për kualifikim nga faza e grupeve. Dy ndeshjet e fundit në grupin e Conference League për Egnatian do të jenë kundër Zalgiris më 10 dhjetor në Tiranë dhe kundër Bragës më 17 dhjetor në transfertë. Një tjetër fitore kundër Zalgiris me shumë mundësi e kualifikon në fazën tjetër ekipin shqiptar.