Debati politik në Kuvend është shoqëruar me akuza dhe replika të forta mes deputetit socialist Ulsi Manja dhe kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Në fjalën e tij, Shehaj vuri re mungesën e Taulant Ballës në Kuvend dhe e pyeti Manjën nëse e ka dëgjuar kur ai ka thënë se ka marrë kredi që duhet t’a shlyej deri në vitin 2044. Nga ana tjetër, Manja ngriti pikëpyetje mbi transaksionet e pretenduara të Shehajt me kriptovalutat dhe shitjen e një vile në Forte dei Marmi të Italisë, duke i kërkuar që këto çështje t’i sqaronte edhe përpara protestuesve më 28 nëntor.