I dënuari për vrasje Dritan Ymeri rreh me petrogaz gardianin Agron Bebja në Burgun e Burrelit

Aktualitet

Publikuar: 26/11/2026

I dënuari për vrasje Dritan Ymeri rreh me petrogaz gardianin Agron Bebja në Burgun e Burrelit

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku dënuari për vrasje Dritan Ymeri dyshohet se ka goditur me grushte një punonjës të policisë së burgjeve.

Ngjarja ka ndodhur gjatë turnit të tretë. Sipas burimeve, efektivi i policisë së burgjeve Agron Bebja ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, sipas burimeve, i dënuari Dritan Ymeri është duke vuajtur një dënim prej 25 vitesh. I dënuari ka kërkuar të shkojë në tualet dhe sapo efektivi ka hapur derën, i burgosuri e ka qëlluar në kokë me petrogaz.

Kur i burgosuri është pyetur nga grupi i hetimit të prokurorisë së Dibrës se pse e goditi, ai është përgjigjur “ma tha truri”. Efektivi është trajtuar nga mjekët dhe ka marrë disa qepje në kokë. I burgosuri është izoluar. Deri më tani, Drejtoria e Burgjeve nuk ka raportuar zyrtarisht për incidentin.

Dritan Ymeri është dënuar për vrasjen e mjekut Ilir Aliaj në vitin 2017. Mjeku Ilir Aliaj u vra me armë zjarri në Shkodër, në lagjen “Qemal Stafa”, pas një konflikti të vazhdueshëm pronësie dhe mosmarrëveshjesh për punime/shtesë kati në banesën e përbashkët ku jetonin të dy. Pas ngjarjes, Dritan Ymeri u largua dhe qëndroi në arrati për rreth 13 ditë, përpara se të dorëzohej në polici në korrik 2017.