Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Dorëzimi' i SHBA përballë SPAK

Egnatia ngjitet në zonën play-off të Conference League, ndeshja e radhës vendimtare

Egnatia ngjitet në zonën play-off të Conference League, ndeshja e radhës vendimtare

20:56, 26/11/2026

Fitorja 2-1 ndaj Lincoln Red Imps ka dhënë një tjetër shtysë për Egnatian në aventurën evropiane. Kampionët e Shqipërisë kanë arritur të ngjiten në zonën play-off të Conference League, duke përmirësuar ndjeshëm pozicionin e tyre në renditje pas katër ndeshjeve të zhvilluara.

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede ka grumbulluar 5 pikë, të cilat e kanë ngjitur provizorisht në vendin e 17-të të klasifikimit të përgjithshëm. Një pozicion që, në këtë moment, i siguron rrogozhinasve vazhdimin e aventurës evropiane përtej fazës së kampionatit.

Renditja do të përditësohet në përfundim të të gjitha ndeshjeve të mbrëmjes, ndaj pozicioni aktual i Egnatias mund të ndryshojë. Megjithatë, pavarësisht rezultateve të tjera, kampionët e Shqipërisë nuk rrezikojnë të dalin jashtë zonës play-off.

Tri pikët e marra ndaj skuadrës së Gjibraltarit kanë rezultuar tejet të rëndësishme, jo vetëm për moralin, por edhe për objektivin evropian të Egnatias. Me dy ndeshje ende për t'u luajtur në këtë fazë, rrogozhinasit kanë tashmë një pozicion të favorshëm për të synuar më tej në Conference League.

Nëse Egnatia fiton ndeshjen e radhës ndaj Kaunas Zalgiris, pImagejesëmarja ne play off do të jetë fakt i kryer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco