I burgosuri që dhunoi policin në Burrel, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e një mjeku

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.11.2026, 21:20

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e kaluar në burgun e Burrelit, ku një i dënuar dhunoi një punonjës të Policisë së Burgjeve.

Autori i dyshuar i sulmit ndaj efektivit Agron Bebja është Dritan Ymeri, i cili po vuan një dënim prej 25 vitesh burgim për vrasjen e mjekut Ilir Alia në Shkodër.

Krimi i rëndë ndodhi më 1 korrik të vitit 2017, në lagjen “Qemal Stafa” të Shkodrës, ku mjeku u qëllua për vdekje me një plumb në kokë.

Pas vrasjes, Ymeri u largua drejt Francës, ndërsa rreth katër vite më vonë, më 2 qershor 2021, u vetëdorëzua në polici.

Aktualisht, ai po vuan dënimin në burgun e Burrelit, ku dyshohet se është bërë autor i një tjetër ngjarjeje të dhunshme.

Si pasojë e sulmit, efektivi Agron Bebja ka pësuar dëmtime dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen motivet që çuan në dhunimin e punonjësit të policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit