Kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali duke folur gjate Konferences se Kryetareve. Gjate mbledhjes u disktua rreth buxhetit te vitit 2025, i cili u prezantua nga Ministri i Financave, Petrit Malaj./r/n/r/nSpeaker of the Parliament, Elisa Spiropali speaking during the Conference of Leaders. During the meeting, the 2025 budget was discussed, which was presented by the Minister of Finance, Petrit Malaj.
Deputetja Elisa Spiropali tha mbrëmjen e sotme se kishte bindjen se kryeministri Rama dhe qeverisja e PS-së kishin çastin e duhur për të reflektuar pasi nisjes së protestës së flamingove.
E ftuar në “Opinion”, ajo theksoi se kishte propozuar asokohe reformim të thellë sepse nuk mund të ecej më përpara me sistemin zgjedhor të tanishëm, dobësinë e opozitës dhe partinë-shtet.
“Kurrë nuk kam shprehur pakënaqësi me partnerët lidhur me qeverisjen e PS-së sepse kam qenë ministre dhe kam mbajtur qëndrime për të mbrojtur interesin kombëtar. Ka tendenca për të kthyer reminishenca të së shkuarës. Këshillova dhe bëra oponencë brenda PS-së kur boova nmevojën për ndryshim brenda PS-së dhe qeverisjes së saj sepse na duhej një reformim, në vetëpastrim, më kufizimin e pushtetit, në heqjen dorë nga arroganca. Propozimi im ishte i drejtuar te kryeministri për të bërë ndryshimin që duhej. Boll më me partinë-shtet. Ishte çasti i duhur. Nuk mund të ecim më përpara duke u bazuar te dobësia e opozitës. Nuk mund të qeverisim më thjesht duke përfituar nga sistemi elektoral sado të forta të jenë mandatet. Duhej reformim i sistemit zgjedhor, proporcional me lista të hapura.” – tha Spiropali.