Vendosni fjalën kyçe....

“Betejën s’e bëj për rehatinë time, Rama përgjegjës për modelin e poushtetit që ka ngritur”


Deputetja e përjashtuar nga grupi parlamentar socialist Spiropali tha se në PS ka një grup të vogël uzurpues të pushtetit por që nuk përfaqësojnë socialistrët në bazë, të cilët janë më të zhgënjyerit.

Ajo theksoi se PS dhe kupola e saj drejtuese duhet të heqë dorë nga përdorimi i makinerisë shtetërore, nga opozita e dobësuar, i biznesit klientelist nëse do që të ndryshojë diçka thelbësore në vend.

“Rama duhert të përgjigjet mbi modelin ekskluziv të pushtetit që ka ngritur. Këto sisteme nuk ngrihen kot por vijnë pas largimit të njerëzve që flasin ndryshe, përdorimi i makinerisë shtetërore për të fituar sa më thellë zgjedhjet, përdorimi i biznesit klientelist, media, opozita e dobësuar, të gjitha këto sjellin këtë ku kemi mbërritur. Unë këtë betejë se kam bërë për rehatinë time. Po të ishte për të, e kisha mjaft të thjeshtë, bëja jetën time, votoja në grup dhe nuk kisha rrezikuar. S’mund të kemi në krye të tryezave politike njerëz që kanë probleme me ligjin dhe të përjashtojmë ata që mendojnë dhe flasin ndryshe e kritikojnë. Sot frustrimi më i madh është te socialistët që kanë besuar dhe kanë pritur ndërkohë që PS drejtohet nga një grup i vogël uzurpues i pushtetit.” – tha Spiropali.