Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    EMRAT/ I dënuari godet me mjet metalik efektivin në burgun e Burrelit, polici merr qepje në kokë

    Mike Tyson surprizon në serialin turk “Tuzlu Kahve”, shfaqet si mik i personazhit kryesor

    Finlanda investon 2,8 miliardë euro në automjete luftarake, blen 160 mjete CV90

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » EMRAT/ I dënuari godet me mjet metalik efektivin në burgun e Burrelit, polici merr qepje në kokë
    Aktualitet

    EMRAT/ I dënuari godet me mjet metalik efektivin në burgun e Burrelit, polici merr qepje në kokë

    November 26, 2026

    Një punonjës i policisë së burgjeve ka mbetur i plagosur pas një sulmi nga një i dënuar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, gjatë turnit të tretë, ndërsa efektivi është dërguar për ndihmë mjekësore.

    Sipas burimeve, punonjësi i policisë, Agron Bebja, është goditur në kokë nga i dënuari Dritan Ymeri, i cili po vuan një dënim prej 25 vitesh burg.

    Nga të dhënat paraprake, Ymeri kishte kërkuar të shkonte në tualet. Në momentin kur efektivi hapi derën, i dënuari dyshohet se e goditi me një mjet të fortë metalik, të përshkruar në burime si “petrogaz”.

    Si pasojë e goditjeve, Bebja pësoi dëmtime në kokë dhe iu desh të merrte disa qepje, pas trajtimit nga mjekët.

    I pyetur nga grupi hetimor i Prokurorisë së Dibrës se përse e kishte sulmuar punonjësin e policisë, i dënuari mësohet të jetë përgjigjur: “Ma tha truri”.

    Pas incidentit, Ymeri është izoluar. Sipas informacioneve të raportuara, ai ka qenë i përfshirë edhe në një ngjarje të rëndë në vitin 2017, ku mbeti i vrarë një mjek.

    Deri në këto momente, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka dhënë një njoftim zyrtar për incidentin.

    burrel
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    EMRAT/ I dënuari godet me mjet metalik efektivin në burgun e Burrelit, polici merr qepje në kokë

    November 26, 2026

    Mike Tyson surprizon në serialin turk “Tuzlu Kahve”, shfaqet si mik i personazhit kryesor

    November 26, 2026

    Finlanda investon 2,8 miliardë euro në automjete luftarake, blen 160 mjete CV90

    November 26, 2026

    Erdogan synon një tjetër mandat në krye të Turqisë, koalicioni qeverisës konfirmon mbështetjen për kandidaturën e tij

    November 26, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.