Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer në akuza ndaj socialistëve gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke i akuzuar se nuk guxojnë të kundërshtojnë kryeministrin Edi Rama nga frika e pasojave politike.
Sipas tij, Rama i ka shtrydhur socialistët si limon dhe kushdo që e kundërshton do të ketë fatin e Spiropalit.
“Ju tani sillni një ligj për sportin, jo mor jo. Ju sillni atë për të ndarë paratë me padrinot e tij. Ne jemi për sponsorizimin e sportit dhe kulturës por kjo duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe përmes bordeve specialiste. Frika është superndjenja juaj. Ju jetoni në frikë! Rama juve ju ka për zero, për hiç. Ndaj dhe ju nuk hapni gojën.
Limon të shtrydhur ju ka tani dhe nuk do t‘jua shoh surratin!,- tha Berisha.












