Milan, çfarë përmbysjeje, kuqezinjtë rigjejnë buzëqeshjen në Europa League Përplasjet mes mbështetësve francezë dhe bullgarë në Velodrom nuk u kufizuan vetëm në tribunat e stadiumit. Mediat bullgare raportojnë edhe për sulme ndaj rezidencave ku qëndronin familjarët e futbollistëve të Levskit.
Ndeshja mes Marsejës dhe Levskit të Sofjes në Europa League u shoqërua me skena të rënda dhune, pasi tifozët e dy skuadrave u përplasën fizikisht në tribunat e stadiumit Velodrom. Sipas raportimeve, mbështetësit e Marsejës u zhvendosën në drejtim të sektorit ku ndodheshin tifozët bullgarë, duke shkaktuar përleshje trup më trup dhe duke e kthyer atmosferën në stadium në një skenë kaosi.
Por incidentet duket se nuk janë kufizuar vetëm brenda impiantit sportiv. Mediat bullgare raportojnë se tifozët francezë kanë sulmuar edhe rezidencat zyrtare ku ishin akomoduar familjet e futbollistëve të Levskit. Një situatë shqetësuese, që e zhvendos dhunën përtej kufijve të stadiumit dhe vendos në qendër të vëmendjes sigurinë e lojtarëve dhe familjarëve të tyre. Skenat e dhunës kanë hedhur një hije të rëndë mbi përballjen europiane, duke rikthyer në vëmendje problemin e huliganizmit në futboll.
Top Channel