Me përjashtimin nga Partia Socialiste, Elisa Spiropali duket se ka lënë pas edhe figurën e Ramës si “Skënderbeu” i saj.
Ajo që dikur shihej si një aleate e afërt, sot e sheh ndryshe raportin me kryeministrin.
E ftuar në emisionin “Opinion”, Spiropali e ka cilësuar krahasimin e Ramës me heroin kombëtar si një barsoletë, duke pretenduar se nuk e ka thënë një deklaratë të tillë.
“Krahasimi me Skënderbeun është një barsoletë e treguar në studio. Unë jam quajtur Mamica, unë nuk e kam thënë kurrë Skënderbeu. Ajo që them mbi ndryshimin e mendjes ka qenë momenti kur kemi kuptuar se modeli ynë i qeverisjes dhe pushteti i pakushtëzuar në momentin që filloi protesta e flamingove, kuptova theksova publikisht dhe brenda partisë dhe përmes një dokumenti publik zyrtar se ky është momenti për të qëndruar krah sheshit”, tha Spiropali.










