Manjani: Deputetët e PS zihen me njëri-tjetrin kush ka bërë më shumë lekë

26 Nëntor 2026 | 22:20

Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën politike brenda Partisë Socialiste pas përjashtimit nga grupi të Elisa Spiropalit.

Manjani u shpreh se nuk sheh asgjë parimore dhe ideologjike në këtë diskutim por vetëm prishje të interesave personale.

‘Është më shumë një nismë e Ramës që ta largojë se sa ajo ka kontribuar në largimin e saj.
Nuk shoh ndonjë debat parimor, ta fillojmë te interesat personale. Çfarë gare do Elisa dhe Veliaj, Rama është kali që tërheq karrocën, i shoh si totalisht joserioze.
Këta zihen me njëri-tjetrin që ti ke bërë më shumë lekë se unë, eksponetët e PS kanë portale me vete dhe shajnë njëri-tjetrin. Politikë është kjo? Kjo është rrjete sociale, gallata, Nesti Angoni, janë përralla, nuk ka spikatur ndonjë ideologji. Nuk them që e meritonte përjashtimin’, tha Manjani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Ja pse Spiropali dhe Veliaj janë të pasinqertë

Juristi Ylli Manjani, i ftuar në “NOW me Erla Mëhillin”, komentoi përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Manjani deklaroi se, sipas...
22:27 | 26/11/2026

Çfarë ndodh me gjobat 5 milionë lekëshe? Gazetari sqaron vendimin e “Kushtetueses”

Gazetari Eni Ferahti, i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Now me Erla Mëhillin”, sqaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e efekteve...
21:52 | 26/11/2026

Artan Hoxha lexon kallëzimin në SPAK ndaj Spiropalit

Gazetari Artan Hoxha lexoi në studion e “Now me Erla Mëhillin” lexoi një pjesë nga kallëzimi i dorëzuar në SPAK ndaj ish-kryetares së Kuvendit, Elisa...
23:50 | 25/11/2026