Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen kritikat, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm. Përfaqësuesja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, deklaroi se në rast fitoreje do t’i japë fund të gjithë ndihmës për Kievin.

Gjatë një konference për shtyp në Bruksel, Macron ndërkohë ka theksuar se mbështetja e Bashkimit Evropian për Ukrainën është thelbësore, veçanërisht në kushtet kur ekziston mundësia e tërheqjes së mbështetjes amerikane. Ai nënvizoi se lufta në Ukrainë përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Evropën dhe paralajmëroi se braktisja e Kievit do të kishte pasoja serioze për sigurinë e kontinentit.

Të lidhura

None found

Macron kritikoi edhe aktivitetet hibride të Rusisë në vendet evropiane, duke theksuar se Bashkimi Evropian duhet të veprojë me përgjegjësi dhe pa iluzione përballë këtyre kërcënimeve.

“Ndihma e Bashkimit Evropian është thelbësore, veçanërisht duke pasur parasysh mundësinë e një tërheqjeje të SHBA-së. Kjo është një luftë që na prek drejtpërdrejt. Ukrainasit po luftojnë për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit të tyre, por ata janë gjithashtu në vijën e parë të mbrojtjes së sigurisë evropiane. Mjafton të shohësh hartën dhe të marrësh parasysh historinë për ta kuptuar këtë. Po, kjo luftë është ekzistenciale për sigurinë evropiane. Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë në afat të shkurtër dhe të mesëm. Nuk ka vend për naivitet. Ne po e ndihmojmë Ukrainën nga ndjenja e përgjegjësisë dhe sepse kjo është në interesin tonë”, u shpreh Macron.


Shtuar më 26.11.2026 22:38

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetmatbetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetjojobetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisbahis siteleriblack jack insurancejojobet girişjojobet girişcasibomcasipopcasibom girişcasipop girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet giriş