Conference League: Atalanta me përmbysje të çmendur Surpriza e mbrëmjes vjen nga Andorra. Trabzonspor fiton në fund

26 Nëntor 2026
22:59
Telesport
back button

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes në Conference League, të vlefshme për xhiron e katërt. Atalanta kanë marrë një fitore fantastike me përmbysje në Bosnje, pasi mundën 2-3 Borac Banja Luka.

Deri në minutën e 85-të, vendasit kryesonin 2-0. Dy kartonë të kuq në pak minuta ndryshuan rrjedhën e gjithë ndeshjes. Krstovic, Kolasinas dhe Zappacosta sollën përmbysjen e madhe të Atalantës.

Surpriza e mbrëmjes vjen nga Andorra, aty ku Inter Escaldes fitoi 2-0 ndaj Copenhagen, duke marrë tre pikët e para pas tre humbjeve rresht. Danezët luajtën pjesën më të madhe të pjesës së dytë, me 9 lojtarë, për shkak të dy kartonëve të kuq.

Trabzonspor fitoi 1-2 në transfertë ndaj CSKA Sofia. Ernest Muçi nuk ishte thirrur për këtë takim, për të rimarrë plotësisht veten pas dëmtimit që pësoi ndaj Bjellorusisë. Vendasit kaluan të parët në avantazh falë një autogoli. Trabzonspor përmbysi shifrat në pjesën e dytë me golat e Salah dhe Saviolo.

Shiko renditjen aktuale të UEFA Conference League

Lajme të tjera

Lajmet e fundit