E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Akuzat e SPAK, nga lobimi në SHBA te ligji në Kuvend, Kryemadhi: Po të bëja pastrim parash nuk do përdorja kartë

Ish-deputetja, Monika Kryemadhi, e ftuar në “Të Paekspozuarit”, ka folur për akuzat e SPAK-ut ndaj saj dhe familjes.

Kryemadhi theksoi se akuzat e SPAK-ut janë më tepër për linçim publik.

Pjesë nga biseda:

Kryemadhi: Në ç’vend të botës ke parë që në një godinë rrinë prokurori dhe gjyqtari? Të marr edhe unë një zyrë aty me avokatët. Edhe Enver Hoxha e kishte prokurorinë godinë më vete, gjykatën godinë më vete. Këta i kanë në një vend.

Reklamë

Bushati: Unë jam dakord me atë që thotë zonja Kryemadhi për transparencën e procesit, është skandal. Një proces që mbahet si fanar i drejtësisë të mos ketë transparencë, por edhe me pjesën se si u arrestua Meta. Por ajo që unë prisja nga zonja Kryemadhi është se doja të dija: akuzoheni se do të merrnit një vilë në Rolling Hills, se keni kaluar një ligj. Akuzoheni se keni lobuar në mënyrë të jashtëligjshme në SHBA. Akuzoheni se keni përdorur para për qejf.

Kryemadhi: Jo, jo, këto nuk i kemi fare, ato janë për të më linçuar.

Bushati: A ekziston apo jo? Në memorien kolektive ka mbetur se SPAK-u, Meta-Kryemadhin, na kanë vjedhur. Dua versionin e Monikës.

Kryemadhi: Çështjet e operacioneve, ata i kanë vendosur se nuk i ke deklaruar. Kam hequr mitrën, thonë nuk ke deklaruar 5 mijë euro. Por në deklaratën e pasurisë unë i kam deklaruar. Në mënyrë të qëllimshme ai vendos operacionet që të më linçojnë. Këto nuk i përmend ai sot. Vijmë te vila, po, është e vërtetë. Këta edhe zbardhjen nuk e bëjnë mirë. Këta thonë: kemi gjetur foton. Fotoja ishte në themel, dhe unë për 3 muaj paskam bërë porosi për mobilie. Çështja e vilës është një produkt që e kemi dashur nga 2 qershori deri më 16 shtator, dhe aty kemi shkëputur marrëdhëniet.

Bushati: Por ligjin e kaluat ama.

Kryemadhi: Por ligji për minierat nuk ishte në favor të Samir Manes. SPAK-u thotë se Ema Çioku ka marrë kredi 600 mijë euro, por s’është ashtu. Akuza e SPAK-ut, kur u arrestua Ilir Meta, ka rënë. Janë mesazhe që janë nxjerrë nga konteksti. Ligji i minierave flet për servitutin vertikal, ka qenë në favor të kompanive minerare dhe ka qenë kundër Albchrom-it, që thoshte: mos paguaj ashensorin. Pra, ligji i minierave ishte për t’i vënë ndonjë gjobë Samir Manes.

Bushati: Lobimi në Amerikë?

Kryemadhi: Çfarë është lobimi në Amerikë? Ne kemi tre fatura, i kemi paguar për Reformën në Drejtësi. Unë jam prezantuar nëpërmjet kushëririt tim, Adrian Shtkut. Është si puna e energjisë elektrike. Adrian Shatku paguan sot e kësaj dite GSIS-in, siç paguan sot Rama, Balardin. Për çfarë e ka paguar? Për ambasadorin, për Trump-in. Unë nuk mund të them që kompania e energjisë në Dubai, me qendër në Mallakastër, paguan për Edi Ramën. Tani ata thonë: çfarë faturash i paguan GSIS-it, qenkan të LSI-së?

Lala: Pse janë paguar ato para?

Kryemadhi: I ka paguar për veten e vet.

Lala: E deklaron zoti Shatku këtë në seancë?

Kryemadhi: Po moj, po, ka paguar me faturën e vet.

Lala: Por ka edhe një akuzë se ju akuzoheni se keni përdorur kartën bankare të zotit Shatku.

Kryemadhi: Po të bëja pastrim parash, nuk do të bëja kartë, as mamaja ime nuk do të blinte shtëpi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.