Keni hequr dorë nga politika? Kryemadhi: S’kam moral t’u kërkoj votën qytetarëve
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është këtë të enjte e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.
E pyetur nga moderatori Ylli Rakipi nëse ka hequr dorë nga politika, Kryemadhi tha se nuk ndihet moralisht e gatshme t’u kërkojë votën qytetarëve, pa përfunduar më parë procesi gjyqësor me të cilin përballet.
Znj.Kryemadhi shtoi edhe se përballja ligjore që ka edhe familjarisht nuk e lejon të angazhohet në politikë.
Pjesë nga intervista:
Rakipi: Po afrohen zgjedhjet lokale, Partia e Lirisë merr pjesë?
Kryemadhi: S’e di fare.
Rakipi: Keni hequr dorë nga politika?
Kryemadhi: S’kam moral t’u kërkoj votë qytetarëve. Unë jam kundër përdorimit të gjyqeve publike. S’kam të drejtë morale t’u kërkoj votë qytetarëve, pa përfunduar gjyqi im. Morali im si ish-politikane s’më lejon të dal të kërkoj votë. Kur të mbarojë procesi i gjyqit, kismet. Edhe koha vetë s’të lejon të merresh me politikë kur ke një përballje ligjore. Unë jam familjarisht në një proces gjyqësor.
/vizionplus.tv




