Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet e veshur me një kostum elegant në ngjyrë të kuqe, duke u dalluar me stilin e saj të veçantë.shkruan Raporto24
Krahas fotografisë, Matoshi ka ndarë edhe një mesazh me karakter institucional.
“Të jesh pjesë e një institucioni është një detyrë. Të mos e harrosh kurrë për kë je aty, është përgjegjësi”, ka shkruar ajo.
Si gjithmonë, Adriana ka zgjedhur një paraqitje që nuk kalon pa u vënë re.































